Bie në 320 numri i terroristëve të PKK-së në Turqi

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) tha se numri i terroristëve të organizatës separatiste terroriste PKK që janë aktivë në Turqi është më pak se 320.

1554106
Bie në 320 numri i terroristëve të PKK-së në Turqi

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) tha se numri i terroristëve të organizatës separatiste terroriste PKK që janë aktivë në Turqi është më pak se 320.Në fjalën që mbajti në një takim ministri Sojllu u shpreh se ky vit po mbyllet me pandeminë e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), e cila e ka “shokuar” të gjithë botën, me fatkeqësitë e tërmeteve dhe përmbytjeve, por Turqia nuk është trembur nga asnjë prej këtyre vështirësive.

Në luftën kundër terrorizmit sot Turqia është më e suksesshme se asnjëherë tjetër,- vlerësoi Sojllu dhe shtoi: “Numri i pjesëtarëve aktivë në Turqi të PKK-së, e cila në të kaluarën ka shënuar pjesëmarrje të larta, madje deri në 5.558 rekrutime të reja në vit, është më i ulët se 320”.

Turqia është një nga vendet më ambicioze të botës edhe në fushën e sigurisë kibernetike, nënvizoi ministri Sojllu dhe sqaroi se nga 45 mijë materiale digjitale që hetoheshin para tentativës së 15 Korrikut (tentativa e organizatës terroriste FETO për grusht shteti më 15 korrik 2016), sot kjo shifër ka arritur në 350 mijë.



Lajme të ngjashme