Fahrettin Koca: Vaksinat nga Kina do të vonohen 1 apo 2 ditë, vaksinimi s'do të jetë i detyrueshëm

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi të dielën vonë se ardhja e vaksinave kineze antiCOVID në Turqi është shtyrë për shkak të diagnostikimit të disa rasteve me koronavirus në doganën e Pekinit.

1553062
Fahrettin Koca: Vaksinat nga Kina do të vonohen 1 apo 2 ditë, vaksinimi s'do të jetë i detyrueshëm

“Për shkak të alarmit COVID-19 në Pekin dhe rasteve me COVID-19 në doganën e Pekinit, lëvizjet doganore u pezulluan përkohësisht. Prandaj mbërritja e vaksinave tona, të cilat pritet të lëshohen pas procedurave doganore, është vonuar për 1 ose 2 ditë. Ne do të vazhdojmë të përcjellim zhvillimet”, bëri me dije ministri Koca përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter”.

Ai përsëriti gjithashtu se vaksinimi në Turqi nuk do të jetë i detyrueshëm.

“Ne e kemi gati programin e vaksinimit. S'do të ketë një praktikë detyruese për qytetarët. Ne do të përpiqemi ta bindim shoqërinë tonë mbi nevojën për vaksinën nëpërmjet shkencëtarëve tanë. As që bëhet fjalë për një praktikë tjetër përveç kësaj”, theksoi ministri turk i Shëndetësisë.



Lajme të ngjashme