Anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” fillon punimet në Mesdheun Lindor deri më 15.06.2021

Një Navtex (alarm lundrimi – NAVigational TEleX) i ri u shpall për anijen e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” në Mesdheun Lindor, e cila do të zhvillojë punimet e kërkimit deri më 15 qershor 2021.

1550233
Anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” fillon punimet në Mesdheun Lindor deri më 15.06.2021
SPR oruç reis.jpg

Një Navtex (alarm lundrimi – NAVigational TEleX) i ri u shpall për anijen e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” në Mesdheun Lindor, e cila do të zhvillojë punimet e kërkimit deri më 15 qershor 2021.

Me këtë njoftim të ri, misioni i anijes “Oruç Reis” në Mesdheun Lindor u zgjat deri më 15 qershor 2021 dhe do të vazhdojë të shoqërohet nga anijet e tjera turke “Ataman” dhe “Cengiz Han”.

Navtexi i mëparshëm për punimet në rajon ishte shpallur deri më datën 29 nëntor 2020.

Anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” ka kapacitet të bëjë çdo lloj kërkimi gjeologjik, gjeofizik, hidrografik, oqeanografik dhe sidomos kërkime në platformën kontinentale dhe për hidrokarbure.

Me të gjitha pajisjet dhe aparaturat e nevojshme anija është e aftë të bëjë kërkime gjeofizike, graviteti dhe magnetike dy e tredimensionale.

Anija mund të realizojë operacione sizmike tredimensionale deri në 8.000 metra thellësi dhe operacione dydimensionale deri në 15.000 metra thellësi.

 


Lajme të ngjashme