Çavusoglu Greqisë: Ndaloni së kërkuari ndihmë nga të tjerët dhe mos diskreditoni popullin grek

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu u përgjigj ndaj një mesazhi të postuar në Twitter nga homologu i tij grek Nikos Dendias.

1548900

Çavusoglu duke iu drejtua homologut të tij grek Dendias tha: “I dashur Niko, ky është një rekomandim miqësor për vitin e ri: Ndaloni së kërkuari ndihmë nga të tjerët dhe mos diskreditoni popullin grek. Le të jetë 2021 një vit ku ne  do të merremi me ndryshimet tona duke biseduar drejtpërdrejt, sinqerisht dhe seriozisht”.

Ministri i Jashtëm grek Dendias në postimin e tij në Twitter ka thënë se vendet evropiane kanë sjellë vazhdimisht çështjen e embargos së armëve kundër Turqisë në agjendën e Bashkimit Evropian (BE), duke pretenduar se "Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur sanksione ndaj Turqisë për sabotimin e integritetit të NATO-s".

Lajme të ngjashme