Drejtori i TRT-së, Ibrahim Eren zgjidhet President i ABU-së

Ibrahim Eren është turku i parë që zgjidhet në postin e Presidentit të ABU-së, unioni i madh i transmetuesve publikë sot në botë me 271 anëtarë nga 71 vende.

1546707
Drejtori i TRT-së, Ibrahim Eren zgjidhet President i ABU-së

Drejtori i Përgjithshëm dhe njëherësh Kryetari i Bordit Ekzekutiv (CEO) të Korporatës së Radiotelevizionit të Turqisë (TRT), Ibrahim Eren, është zgjedhur unanimisht President i Unionit të Transmetuesve Publikë të Azi-Paqësorit (ABU) në zgjedhjet e mbajtura në Asamblenë e 57-të të Përgjithshme të Unionit.

Këtë vit, Asambleja e Përgjithshme e Unionit të Transmetuesve Publikë të Azi-Paqësorit (ABU) dhe seancat e lidhura - të planifikuara për t’u zhvilluar në Hanoi të Vietnamit - janë mbajtur në platformën online për shkak të llojit të ri të pandemisë së koronavirusit (Covid-19).

Pas votimit që u mbajt në Asamblenë e 57-të të Përgjithshme të ABU-së për presidentin e saj, zgjedhjet i fitoi me vota unanime Drejtori i Përgjithshëm dhe njëherësh Kryetari i Bordit Ekzekutiv (CEO) të Korporatës së Radiotelevizionit të Turqisë (TRT), Ibrahim Eren, i cili është edhe turku i parë që zgjidhet në postin e presidentit të ABU-së, që është edhe unioni më i madh i transmetuesve publikë në botë me 271 anëtarë nga 71 vende të ndryshme.

Eren do ta qëndrojë në këtë pozicion deri më 31 dhjetor 2023.

Grafiku në rritje i sukseseve, aktivitetet që kanë bërë jehonë jashtë shtetit dhe transmetimet me ndikim në gjuhë të ndryshme të TRT-së kanë qenë faktorët ndikues që Ibrahim Eren të zgjidhet President i ABU-së.

Jam krenar që u zgjodha president i unionit më të madh të transmetuesve publikë në botë me një mbështetje kaq të fortë. Ky sukses buron nga forca e vendit tonë dhe nga ndikimi ynë në arenën ndërkombëtare si TRT",- u shpreh CEO Eren pasi u zgjodh president i ABU.

Eren falënderoi të gjithë anëtarët dhe kolegët e ABU-së dhe uroi që gjithçka të jetë e dobishme.



Lajme të ngjashme