Erdogan: Turqia do të vazhdojë të jetë pranë Bullgarisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se do të vazhdojnë të jenë pranë Bullgarisë në themelin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe aleancës.

1544215
Erdogan: Turqia do të vazhdojë të jetë pranë Bullgarisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se do të vazhdojnë të jenë pranë Bullgarisë në themelin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe aleancës.

Erdogan dërgoi një videomesazh në Kongresin e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë në Bullgari.

Ai uroi që kongresi të kalojë me sukses dhe të jetë në të mirë të bashkëkombësve (turq) që jetojnë në Bullgari. Ai u uroi sukses të gjithë vëllezërve, veçanërisht kryetarit që do të emërohet me vullnetin e delegatëve në fund të kongresit.

Duke bërë të ditur se Turqia ka qenë pranë Bullgarisë me ndihmën mjekësore dhe mbështetjen e saj gjatë kohërave më kritike të epidemisë së koronavirusit të llojit të ri (Covid-19), Erdogan me këtë rast u shprehu ngushëllimet bashkatdhetarët që kanë humbur të afërmit e tyre dhe fqinjëve bullgarë që kanë humbur jetën prej koronavirusit.

Kreu i qeverisë turke tha se kjo epidemi ka rikujtuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes ndaj njëri-tjetrit dhe shtoi: "Çelësi i suksesit si në luftën politike e deri tek drejtat dhe përpjekjet në lidhje me zgjerimin e lirisë në të gjitha fushat është uniteti. Unë jam i bindur se Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë që ka fituar një vend të rëndësishëm brenda demokracisë së Bullgarisë, do të vazhdojë rrugën me një frymë edhe më përqafuese dhe gjithëpërfshirëse në periudhën e re. Edhe ne si Turqi, do të vazhdojmë të jemi pranë jush në themelin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe aleancës me Bullgarinë.

 


Lajme të ngjashme