Çavusoglu reagon ndaj marrëveshjes Izrael-Marok

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu i bëri të ditur homologut të tij maroken, Nasser Burita, i cili arriti një marrëveshje për krijimin e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, se ata janë kundër bërjes së kësaj marrëveshjeje në kurriz të kauzë

1543534
Çavusoglu reagon ndaj marrëveshjes Izrael-Marok

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu i bëri të ditur homologut të tij maroken, Nasser Burita, i cili arriti një marrëveshje për krijimin e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, se ata janë kundër bërjes së kësaj marrëveshjeje në kurriz të kauzës palestineze.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij marokene, Burita.

Në bisedë, Çavusoglu i tha homologut të tij Burita se çdo vend mund të krijojë marrëdhënie me çdo vend që ata dëshirojnë, por ata janë kundër bërjes së kësaj në kurriz të kauzës Palestineze.

Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike edhe me homologun e tij algjerian, Sabri Bukadum. Në lidhje me këtë bisedë nuk u dhanë informacione.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi se Maroku dhe Izraeli kishin arritur një marrëveshje për të vendosur marrëdhënie të plota diplomatike dhe nënshkruan një deklaratë që ata njohën dominimin maroken në Saharanë Perëndimore.



Lajme të ngjashme