Erdogan: Për sa kohë Turqia dhe Azerbajxhani qëndrojnë krah për krah do rendin drejt sukseseve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në Paradën e Fitores tha se Azerbajxhani do të vazhdojë të shkruaj epope.

1543281
Erdogan: Për sa kohë Turqia dhe Azerbajxhani qëndrojnë krah për krah do rendin drejt sukseseve
erdogan-aliyev.jpg
azerbaycan ziyaret.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Azerbajxhani do të vazhdojë të shkruaj epope.

Me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe ushtarëve turq në sheshin “Azdalik”  në kryeqytetin Baku u zhvillua Parada e Fitores me rastin e çlirimit të territoreve azerbajxhanase nga pushtimi armen.

Në fjalimin e rastit Erdogan tha: "Me lejen e Allahut Azerbajxhani do të vazhdojë të shkruajë epope nën udhëheqjen e fortë të vëllait tim, Ilham Aliyev. Fakti që Azerbajxhani çliroi tokat e tij nga pushtimi nuk do të thotë se lufta ka mbaruar."

“Ne si Turqi, në lidhjet tona me Azerbajxhanin kemi si udhëzues sloganin e Haydar Aliyev (ish-presedentit të ndjerë) ‘Një komb 2 shtete’, tha Erdogan dhe shtoi: “Ligji i luftës është shkelur rëndë, krenaria e njeriut është marrë nëpër këmbë. Ne e kemi për detyrë të kërkojmë llogari për këtë. Udhëheqësit armenë kanë shpenzuar burimet e popullit të tyre për të mbajtur nën pushtim territoret azerbajxhanase. Ata që nuk i kanë sjellë Karabakut Malor asgjë tjetër veçse shkatërrim, masakra e lot tashmë duhet të mbledhin mendjen. Ata duhet të shohin se me shtytjen e dhënë nga imperialistët Perëndimore nuk mund të shkojnë gjëkundi dhe duhet të rivlerësojnë marrëdhëniet. Nëse populli armen nxjerr mësim nga ato që janë jetuar në Karabak, ky do të jetë fillimi i një periudhë të re në rajon”.

Ai tha se për sa kohë Turqia dhe Azerbajxhani qëndrojnë krah për krah do të vazhdojnë të kapërcejnë periudhat e vështira dhe do të vrapojnë nga njëri sukses në tjetrin.

Edhe Presidenti i Azerbajxhanitö Ilham Aliyev në fjalimin e tij në Paradën e Fitores, tha: "Ne e ndjemë mbështetjen e Turqisë që në orët e para të betejës për atdhe".  

“Unitetin me Turqinë ia tregojmë popujve tanë dhe tërë botës”, tha Presidenti i Azerbajxhanit.

Armenia kreu krim lufte ndaj popullit azerbajxhanas. Ushtria e Armenisë u përgjunj dhe tërësinë tonë territoriale e fituam përsëri në sheshin e luftës” tha Aliyev duke shtuar: “Karabaku është i Azerbajxhanit dhe e tërë bota e pa se Karabaku është i Azerbajxhanit. Rroftë miqësia Turqi-Azerbajxhan”.  



Lajme të ngjashme