Erdogan: Ylli dhe gjysmëhëna po valëviten me krenari në qiellin e Karabakut

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të mërkurën se ylli dhe gjysmëhëna (flamuri i Azerbajxhanit) po valëviten me krenari në qiellin e Karabakut.

1542446
Erdogan: Ylli dhe gjysmëhëna po valëviten me krenari në qiellin e Karabakut

Kreu i shtetit turk, i cili shkoi në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit për të marrë pjesë në Paradën e Fitores që do të zhvillohet të enjten, përpara se të nisej iu përgjigj interesit të gazetarëve në Aeroportin “Esenboga” të Ankarasë.

Duke bërë me dije se këtë vizitë zyrtare po e realizon me ftesë të homologut të tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, Presidenti Erdogan rikujtoi se ushtria e lavdishme e Azerbajxhanit ka bërë një luftë të suksesshme për të shpëtuar territoret e saj në Karabakun e okupuar pas sulmeve të nisura nga Armenia.

Pasi vuri në pah se udhëheqja e fortë e Presidentit Aliyev dhe heroizmi i ushtrisë azerbajxhanase ishin faktorë të rëndësishëm në arritjen e këtij suksesi, Erdogani tha se populli azerbajxhanas nuk e errësoi luftën e tij pavarësisht sulmeve tradhtare të armenëve kundër civilëve.

“Si rezultat i luftimeve të ashpra që vijuan për 44 ditë, sot ylli dhe gjysmëhëna po valëviten krenarë në qiellin e Karabakut. Po dëshmohet gëzimi i dhënies fund padrejtësisë 30-vjeçare. Ne e kemi mbështetur luftën e drejtë të vëllezërve tanë azerbajxhanas që prej fillimit me të gjitha mjetet që zotërojmë. Nesër do të marrim pjesë në Paradën e Fitores në Baku për t'u solidarizuar me gëzimin e popullit të Azerbajxhanit”, u shpreh ai.

Lideri turk theksoi se mbështetja për Azerbajxhanin do të vazhdojë edhe këtej e tutje, si dhe njoftoi që Turqia do të jetë pranë vëllezërve azerbajxhanas gjithashtu në procesin e rindërtimit të territoreve të pushtuara.



Lajme të ngjashme