Erdogan: Sanksionet e mundshme të BE-së nuk do ta shqetësojnë shumë Turqinë

Në deklaratën e tij të bërë përpara vizitës së tij në Azerbajxhan, Presidenti Erdogan preku edhe në Samitin e Liderëve të BE-së që do të mbahet nesër.

1542486
Erdogan: Sanksionet e mundshme të BE-së nuk do ta shqetësojnë shumë Turqinë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se çdo vendim i Bashkimit Evropian (BE) për sanksione nuk do ta shqetësojë shumë Turqinë.

Në deklaratën e tij të bërë përpara vizitës së tij në Azerbajxhan, Presidenti Erdogan preku edhe në Samitin e Liderëve të BE-së që do të mbahet nesër.

“Çdo vendim për sanksione kundër Turqisë nuk mund të ndikojë shumë në Turqinë" tha ai, duke theksuar se BE-ja që nga viti 1963 e këtej është duke zbatuar vazhdimisht sanksione ndaj Turqisë.

Duke theksuar se BE-ja nuk ka qenë kurrë e sinqertë dhe nuk i ka qëndruar kurrë premtimit të saj, Erdogan tha: “Ne gjithmonë kemi qenë dhe jemi akoma të durueshëm, dhe tani do të shohim se çfarë hapash do të ndërmarrin, por udhëheqësit që janë të sinqertë dhe të ndershëm i qëndrojnë përballë këtij procesi. Ata nuk shikojnë ngrohtë në këto qasje ndaj Turqisë”.

Erdogan i bëri një vlerësim gjithashtu edhe deklaratave të Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për Mesdheun Lindor.

“Në fakt, ata janë të vetmit që vazhdojnë të ikin nga tavolina e bisedimeve. Ata kurrë nuk qëndruan në këtë tavolinë. Vazhdojnë me politikë të bazuar në gënjeshtra, ndërsa ne vazhdojmë rrugën tonë. Ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë deri në fund të drejtat tona dhe të Republikës Turke të Qipros së Veriut në lidhje me Mesdheun Lindor. Por, nëse Greqia vepron si një fqinj i sinqertë ne do të vazhdojmë të jemi në tavolinë”, bëri të ditur Erdogan.

 


Lajme të ngjashme