Ushtria turke filloi operacionin “Rrufeja-16 Malet Sehi” kundër terroristëve në Bitlis

Operacioneve antiterror "Rrufeja" që kanë filluar për të hequr organizatën separatiste terroriste PKK nga agjenda e Turqisë u është shtuar edhe një i ri.

1539972
Ushtria turke filloi operacionin “Rrufeja-16 Malet Sehi” kundër terroristëve në Bitlis
pkk-ye-karsi-yildirim-1-cudi-operasyonu.jpg

Operacioneve antiterror "Rrufeja" që kanë filluar për të hequr organizatën separatiste terroriste PKK nga agjenda e Turqisë u është shtuar edhe një i ri.  

Komanda Rajonale e Xhandarmerisë së Rrethit Bitlis filloi operacionin “Rrufeja-16 Malet Sehi” për të neutralizuar terroristët që janë strehuar në këtë rajon.

Në operacion marrin pjesë 2 mijë e 571 personel nga njësitë komando të xhandarmerisë njësitë speciale të xhandarmerisë, njësitë speciale të policisë dhe të rojave të sigurisë si dhe njësia operacione prej 153 personeli.

Në operacionet “Rrufeja”, që kanë filluar më 13 korrik 2020 dhe synojnë çrrënjosjen e plotë të terrorizmit në vend janë neutralizuar një total prej 148 terroristësh si dhe janë asgjësuar 455 shpella, strehimore dhe depo,  armë-municione, ushqime dhe materiale jetësore.

 

 


Lajme të ngjashme