Taktika e PKK-së, vazhdon prezenca në Sixhar pavarësisht marrëveshjes në Irak

Ndërsa pretendohet se të gjitha strukturat e armatosura në Irak u larguan nga qendra e Sinxharit në Mosul, bëhet e ditur se elementet terroriste nuk janë larguar nga zona dhe vazhdojnë prezencën në malin Sinxhar.

1540031

Qeveria e Bagdadit dhe Administrata Rajonale Kurde e Irakut (KRG) në prezencën e Kombeve të Bashkuara nënshkruan më 9 tetor marrëveshjen që do i jepte fund ekzistencës së PKK-së në Sinxhar.

Më pas qeveria qendrore irakiane dërgoi më 20 nëntor në Sinxhar dy brigada të policisë federale.

Duke deklaruar se marrëveshja ka filluar të zbatohet, zyrtarët e qeverisë qendrore njoftuan këtë javë se forcat irakiane janë vendosur në Sinxhar dhe të gjitha strukturat e armatosura (PKK) janë larguar nga Sinxhari.

Kurse KRG deklaroi përkushtimin e saj në marrëveshjen për Sinxharin dhe bëri të ditur se nxjerrja e elementëve të PKK-së nga ky rajon është detyrë e Bagdadit.

Pas këtyre zhvillimeve, vëmendja është fokusuar se sa përkon situata në terren me deklaratat e bëra (nga palët).

Burime në rajon deklarojnë se PKK vazhdon ekzistencën në qendrën dhe Malin Sinxhar.

"PKK po luan një taktikë zhvendosjeje", tha udhëheqësi i Frontit Turkmen të Irakut, Ershat Salihi, i cili vuri në dukje se nëse zbatohet një plan ku terroristët që do të dëbohen nga Sinxhari të vendosen përsëri brenda kufijve të Irakut në Mahmur, Kandil, në rrethinat e Kirkukut ose afër Talaferit, rreziku do të rritet më shumë.

Lajme të ngjashme