Erdogan: Turqia drejt rrugës për t’u bërë një adresë në prodhimin e motorëve të të gjitha llojeve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia po i afrohet hap pas hapi qëllimit për ta bërë vendin një adresë të projektimit dhe prodhimit të të gjitha llojeve të motorëve.

1540115
Erdogan: Turqia drejt rrugës për t’u bërë një adresë në prodhimin e motorëve të të gjitha llojeve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia po i afrohet hap pas hapi qëllimit për ta bërë vendin një adresë të projektimit dhe prodhimit të të gjitha llojeve të motorëve.  

Presidenti Erdoan me një lidhje të drejtpërdrejtë nga Pallati Vahdettin në Stamboll mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të motorit të parë kombëtar të helikopterëve “TEI-TS1400” dhe Hapjes së Qendrës së Projektimit në rrethin Eskisehir.  

Në fjalën e tij, Erdogan deklaroi se numri i vendeve që zotërojnë fjalën në teknologjitë e motorëve në botë është sa gishtat e një dore dhe se tashmë TEI (Industria e Motorëve TUSAS) është në rrugën e tij për t'u bërë një markë që projekton, prodhon dhe shet motorë në botë.

“Me këto projekte, ne po hyjmë në një epokë të re në industrinë e mbrojtjes. Me investimet që do të bëhen dhe aftësitë që do të fitohen në kuadër të projektit të zhvillimit të motorit, TEI do të kthehet në një rol model në vendin tonë", tha Erdogan.

Duke deklaruar se ata gjithashtu kanë zhvilluar motorët e automjeteve të lehta të blinduara të gjeneratës së re, Tankun Altay, dronë (mjet ajror pa pilot) dhe motorët e raketave, Erdogan deklaroi se ata së shpejti do të fillojnë të përfshijnë të gjithë këta motorë në inventar.

“Me përpjekjen e TUSAS nga njëra anë dhe sektorit privat nga ana tjetër, po i afrohemi hap pas hapi qëllimit për ta bërë vendin tonë një adresë të projektimit dhe prodhimit të të gjitha llojeve të motorëve, veçanërisht hapsinorë”, tha  Presidenti Recep Tayyip Erdogan.



Lajme të ngjashme