Biseda telefonike Erdogan-Rouhani, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale

Presidenti Recep Tayyip Erdogan realizoi të enjten një bisedë telefonike me homologun iranian, Hassan Rouhani.

1539340
Biseda telefonike Erdogan-Rouhani, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale

Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, në këtë bisedë telefonike u trajtuan hapat që do të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Iran, si dhe u vlerësuan zhvillimet rajonale.

Kreu i shtetit turk shprehu keqardhjen e tij të thellë për vdekjen e shkencëtarit Mohsen Fakhrizadeh si pasojë e një atentati djallëzor dhe i përcolli ngushëllimet e tij popullit vëlla iranian dhe familjes së pikëlluar Fakhrizadeh.

Duke tërhequr vëmendjen mbi momentin e këtij atentati, Erdogani theksoi se sulmi kishte në objektivë paqen dhe qetësinë e rajonit, ndërsa shprehu besimin e tij që shpresat e qarqeve të errëta, të cilat aspirojnë destabilizimin e rajonit, do të shuhen përsëri.

Mes të tjerash, Presidenti Erdogan potencoi gjatë kësaj bisede telefonike se tashmë ka filluar një periudhë e re në konfliktin ndërmjet Azerbajxhanit e Armenisë për Karabakun Malor dhe se në këtë periudhë, ku është jashtëzakonisht e rëndësishme të shmanget me ndjeshmëri maksimale çdo veprim që mund të errësojë tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Azerbajxhanit, vendosja e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm do të krijojë shanse të reja, të cilat do të sjellin dobi për të gjitha shtetet e rajonit duke përfshirë edhe Armeninë.



Lajme të ngjashme