Turqia vazhdon mbështetjen në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes” në Siri

Në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes” (tetor-nëntor 2019), i cili u spastrua nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK, në nënprefekturën Tel Abyad të Sirisë, në bazë të kërkesës së popullit, me mbështetjen e Turqisë jepet arsimi fetar.

1538608

Sipas deklaratës së bërë nga Prefektura e rrethit Sanliurfa (Turqi) në Tel Abyad vazhdojnë punimet e ndihmës materiale dhe morale që zhvillohen në koordinimin e Qendrës së Mbështetjes dhe Koordinimit për Sirinë pranë Prefekturës Sanliurfa (SUDKOM).

Në këtë kuadër, në Tel Abyadin që përgatitet të kthehet në normalitet, në bazë së kërkesës së ardhur nga populli, jepen mësime të Kuranit dhe besimit islam.  

Në këtë arsim fetar të realizuar me anë të koordinimit të Myftinisë së Eyyubiye në Sanliurfa, 154 kursantët që përfunduan me sukses kursin, nga të cilët 45 në xhaminë Ebu Talip, 50 në xhaminë Ravza, 14 në xhaminë Musab Bin Umeyr, 20 në xhaminë Darul Etyam dhe 25 në fshatrat Cenubiy dhe Sarkiye të Tel Abyadit morën certifikatat në ceremoninë e organizuar me këtë rast.  

Nga ana tjetër në këtë rajon u sigurua mbështetje sociale për 6 mijë fëmijë në 35 shkolla me anë të kinemasë fushore.

Lajme të ngjashme