Turqia hedh poshtë pretendimet se nuk ka ndihmuar emigrantët në afërsi të ishullit grek Lesbos

Turqia njoftoi se raportet e mediave greke se emigrantët e parregullt në lindje të ishullit grek Lesbos nuk po ndihmohen nuk pasqyrojnë të vërtetën.

1539022
Turqia hedh poshtë pretendimet se nuk ka ndihmuar emigrantët në afërsi të ishullit grek Lesbos

Turqia njoftoi se raportet e mediave greke se emigrantët e parregullt në lindje të ishullit grek Lesbos nuk po ndihmohen nuk pasqyrojnë të vërtetën.

Në deklaratën e bërë nga Komanda e Rojës Bregdetare Turke bëhet e ditur se më 2 dhjetor në orën 04.14 minuta sipas orës së Turqisë pas marrjes së thirrjes nga emigrantët e parregullt ekipet më të afërta të Rojës Bregdetare Turke u dërguan në vend të ngjarjes për të hetuar vendndodhjen e emigrantëve.

Anija e Rojës Bregdetare Turke (TCSG 907), e cila mbërriti në vendin e ngjarjes në 05.10, zbuloi se gomonia me emigrantë në fjalë ishte në ujërat territoriale greke.

Ekipi e Rojës Bregdetare Turke i bënë thirrje anijes së Rojës Bregdetare Greke, e cila ishte vendosur në zonë afër gomones së emigrantëve, por nuk mori asnjë përgjigje.

Ekipet e Rojës Bregdetare Turke, të cilët nuk morën përgjigje ndaj thirrjeve dhe nuk ishin në gjendje të shkonin në vendin e ngjarjes për shkak se ai ndodhej në ujëra territoriale greke, ishin në gatishmëri në ujërat territoriale turke deri në orën 05:50 për një përgjigje emergjente.

Në deklaratën e bërë nga Komanda e Rojës Bregdetare thuhet se “Ka pasur pretendime të pabaza në faqet e lajmeve greke dhe mediat sociale se një grup i emigrantëve të parregullt të identifikuar nga anija e Rojës Bregdetare Turke në lindje të ishullit më 2 dhjetor nuk u ndihmua krahas thirrje për ndihmë të bërë në Komandën e Rojës Bregdetare Turke”.

Gjithashtu u theksua se Komanda e Rojës Bregdetare është e gatshme 24/7 për t'i ardhur në ndihmë kujtdo që ka nevojë në det, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe ligjin.

 


Lajme të ngjashme