Turqia dhe Katari vazhdojnë të zhvillojnë marrëdhëniet e tyre në nivel ushtarak
Shefi i Personelit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke Gjeneral Lejtnant Selçuk Bayraktaroglu u takua me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Katarase Ganim bin Sahin Al-Ganim në Doha të Katarit.

Shefi i Personelit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke Gjeneral Lejtnant Selçuk Bayraktaroglu u takua me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Katarase Ganim bin Sahin Al-Ganim në Doha të Katarit.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Katarit “QNA” njoftoi Bayraktaroglu, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në kryeqytetin Doha, u takua me Shefin e Shtabit të Katarit Ganim bin Sahin Al-Ganim.
Bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet e bashkëpunimit ushtarak midis Katarit dhe Turqisë dhe mënyrat për t'i përmirësuar ato.
Në takim të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë nga Forcat e Armatosura të Katarit.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se personeli nga Komanda e Forcave të Bashkuara të Turqisë dhe Katarit kanë bërë "Stërvitje me Armë” të komandove të Komandës së Forcave Speciale të Katarit.
Këshilli i Ministrave i Katarit përshëndeti rezultatet e mbledhjes së zhvilluar në Ankara | TRT Shqip
Sesioni i 6-të i Mbledhjes së Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar”, i cili organizohet në kuadër të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që janë zhvilluar dhe zgjeruar në fusha të ndryshme u mbajt