Ministri i Brendshëm Soylu zhvilloi një takim virtual me homologen italiane

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) ka mbajtur një takim virtual me homologen italiane, Luciana Lamorgese.

1539046

Në takim morën pjesë edhe zv.ministri Ismail Çatakli, Komandanti i Rojës Bregdetare Kundëramirali Ahmet Kendir, drejtori i përgjithshëm i Administrimit të Migracionit Savash Ynly (Savaş Ünlü) dhe drejtori i Departamentit për Bashkimin Evropian dhe Marrëdhëniet e Jashtme të Ministrisë, Sezer Ëshëktash (Sezer Işıktaş).

Mësohet se takimi u mbajt pa praninë e mediave dhe disa nga çështjet që u diskutuan ishin: situata e emigrantëve, lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe emigracionin e jashtëligjshëm.

Lajme të ngjashme