Këshilli i Ministrave i Katarit përshëndeti rezultatet e mbledhjes së zhvilluar në Ankara

Sesioni i 6-të i Mbledhjes së Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar”, i cili organizohet në kuadër të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që janë zhvilluar dhe zgjeruar në fusha të ndryshme u mbajt më 26 nëntor në Ankara.

1538626
Këshilli i Ministrave i Katarit përshëndeti rezultatet e mbledhjes së zhvilluar në Ankara

Këshilli i Ministrave i Katarit përshëndeti rezultatet e Mbledhjes së Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit “QNA”, në mbledhjen javore të Këshillit të Ministrave u deklarua kënaqësia për rezultatet e marra nga Sesioni i 6-të i Mbledhjes së Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar që u zhvillua javën e kaluar në Ankara me bashkëkryesimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Emirit të Katarit, Tamim Hamed bin Al-Thani.

Në Këshillin e Ministrave u bë e ditur se në mbledhjet e komitetit u pasqyrua thellësia e marrëdhënieve të fuqishme strategjike ndërmjet dy vendeve dhe ndërmjet Turqisë dhe Katarit ekziston fryma e përbashkët për të zhvilluar dhe zgjeruar marrëdhëniet në fusha të ndryshme.

Sesioni i 6-të i Mbledhjes së Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar”, i cili organizohet në kuadër të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që janë zhvilluar dhe zgjeruar në fusha të ndryshme u mbajt më 26 nëntor në Ankara.

Në praninë e Presidentit Recep Tayip Erdogan dhe Sheikut Tamim bin Hamad Al Thani u nënshkruan 10 marrëveshje mes dy vendeve në fusha të ndryshme.


 

 


Lajme të ngjashme