Erdogan publikoi një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

Presidenti Rechep Tayyip Erdogan deklaroi se ata do të vazhdojnë të punojnë që qytetarët me aftësi të kufizuara të përfshihen më shumë në jetën shoqërore dhe të rritet paqja dhe mirëqenia e tyre.

1539136
Erdogan publikoi një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

Presidenti Rechep Tayyip Erdogan deklaroi se ata do të vazhdojnë të punojnë që qytetarët me aftësi të kufizuara të përfshihen më shumë në jetën shoqërore dhe të rritet paqja dhe mirëqenia e tyre.

Presidenti Erdogan publikoi ​​një mesazh me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Në mesazhin e tij Erdogan uroi që 3 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara të sjellë ndërmarrjen e hapave të rinj që do të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe do t'ua lehtësojnë jetën personave me aftësi të kufizuara në të gjithë botën.

"Vëllezërit tanë me aftësi të kufizuara, të cilët tregojnë se janë një pjesë e pandarë e shoqërisë duke marrë pjesë në të gjitha fushat e jetës, na bëjnë krenarë me sukseset e tyre të shumta në botën e sportit, artit, politikës, arsimit dhe biznesit", tha Erdogan duke shtuar se si shtet, me një mirëkuptim që sheh zgjidhjen e problemeve të personave me aftësi të kufizuara si një nga përparësitë e tij do të përpiqen t'i mbështesin ata në të gjitha çështjet dhe të lehtësojnë jetën e tyre.

“Ndo të vazhdojnë të punojnë që qytetarët me aftësi të kufizuara të përfshihen më shumë në jetën shoqërore dhe të rritet paqja dhe mirëqenia e tyre”, përfundoi mesazhin e tij Presidenti Erdogan.

Edhe zëvendëspresidenti, Fuat Oktay në mesazhin e postuar në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter”, shkroi: "Me arritjet tuaja në çdo fazë të jetës ju jeni një burim krenarie dhe frymëzimi për ne. Unë uroj që me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara ndërgjegjësimi ynë për jetën e pa pengesa të forcohet. Le të bëjmë empati dhe të heqim së bashku pengesat".



Lajme të ngjashme