Çavusoglu: Operacioni “Irini” përdoret si një mjet kundër Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se operacioni “Irini” përdoret si një mjet kundër Turqisë.

1538448
Çavusoglu: Operacioni “Irini” përdoret si një mjet kundër Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se operacioni “Irini” përdoret si një mjet kundër Turqisë.

Në fjalimin e tij në një seancë të mbajtur në kuadër të Forumit Botëror të TRT-së 2020 (TRT World Forum 2020) me temë "Dinamikat e paqëndrueshme: Rendi ndërkombëtar në botën post-pandemike” tha se kur bëhet fjalë për gjeopolitikën, marrëdhëniet ndërshtetërore janë një fakt i përhershëm.  

"Disa aktorë destabilizojnë në mënyrë aktive rajonin tanë. Turqia luan një rol kyç në ndalimin e këtyre nismave", tha Çavusoglu.

Çështja primare e Turqisë, të cilës në Mesdheun Lindor kërkohet t’i imponohen qasjet e njëanshme dhe maksimaliste të Greqisë dhe udhëheqjes greko-qipriote, është që krahas interesave të Republikës Turke të Qipros së Veriut të mbrojë edhe të drejtat e saj, tha Çavusoglu.     

Kalin: E tërë bota është prekur nga e njëjta situatë përballë pandemisë globale | TRT  Shqip

 


Lajme të ngjashme