“Ashtu si deri më sot Turqia do të vazhdojë qasjen për dialog pa parakushte me Greqinë”

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iu përgjigj pyetjes: “Greqia ka shmangur dialogun duke përdorur anijen sizmike  “Oruç Reis” si një justifikim. Tani që Oruç Reis ka përfunduar aktivitetin, a parashikoni ndonjë ndryshim në pozicionin e Greqisë?

1537774
“Ashtu si deri më sot Turqia do të vazhdojë qasjen për dialog pa parakushte me Greqinë”

Turqia ka njoftuar se ashtu si deri më sot, edhe këtej e tutje do të vazhdojë qasjen për dialog pa parakushte me Greqinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hami Aksoy iu përgjigj me shkrim pyetjes: “Greqia ka shmangur dialogun duke përdorur anijen sizmike  “Oruç Reis” si një justifikim. Tani që Oruç Reis ka përfunduar aktivitetin, a parashikoni ndonjë ndryshim në pozicionin e Greqisë?

Aksoy duke rikujtuar se siç dihet mirë, që nga fillimi Turqia ka qenë në favor të dialogut me Greqinë pa parakushte tha se në fakt, megjithëse u arrit një marrëveshje me Greqinë për të rifilluar bisedimet eksploruese, nuk ishte e mundur që të caktohej një datë pasi Greqia u tërhoq nga dialogu me pretekstin se anija sizmike “Oruç Reis” ishte në terren. Ai bëri të ditur se edhe pas kthimit të anijes “Oruç Reis” në portin e Antalies, Turqia ashtu si deri më sot, edhe këtej e tutje, do të vazhdojë qasjen për dialog pa parakushte me Greqinë.

Zëdhënësi deklaroi se Ministria e Energjisë dhe Burimeve Natyrore njoftoi se “Oruç Reis” ka përfunduar aktivitetet e saj në Mesdheun Lindor dhe është kthyer në Antalia më 29 nëntor 2020 dhe theksoi: “Ashtu si deri më sot, edhe këtej e tutje do të vazhdojë qasjen për dialog pa parakushte me Greqinë”.

 


Lajme të ngjashme