Sot mbledhja e Kabinetit Presidencial, në fokus lufta kundër pandemisë COVID-19

Në këtë takim që do të drejtohet nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, do të diskutohet situata e fundit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

1536653
Sot mbledhja e Kabinetit Presidencial, në fokus lufta kundër pandemisë COVID-19

Kabineti Presidencial do të mblidhet sot (30 nëntor) në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Në këtë takim që do të drejtohet nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, do të diskutohet situata e fundit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, i cili do të bëjë një prezantim gjithëpërfshirës në takim, do t'u përcjellë anëtarëve të Kabinetit Presidencial situatën aktuale në luftën kundër pandemisë dhe rekomandimet e Këshillit Shkencor.

Gjithashtu në takim do të vlerësohen rekomandimet në fjalë dhe do të vendoset për masat e reja që do të zbatohen.

Në mbledhjen e Kabinetit Presidencial pritet të ndërmerren masa të reja në shumë fusha, të tilla si shëndetësia, arsimi dhe ekonomia.

Po ashtu gjatë takimit do të diskutohet situata e fundit në hulumtimet për vaksinat antiCOVID në botë dhe në Turqi.

Në fund të takimit, Presidenti Erdogan do të informojë publikun mbi vendimet e marra.



Lajme të ngjashme