Çavusoglu do të marrë pjesë në ministerialin e NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) do të marrë pjesë në një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s, që do të mbahet në datat 1-2 dhjetor përmes videokonferencës për shkak të Covid-19.

1536941
Çavusoglu do të marrë pjesë në ministerialin e NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) do të marrë pjesë në një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s, që do të mbahet në datat 1-2 dhjetor përmes videokonferencës për shkak të pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Në takim do të diskutohet Procesi i Vlerësimit të NATO-s për vitin 2030, një proces i filluar për të forcuar rolin politik të Aleancës.

Pritet gjithashtu që në këtë ministerial të trajtohet edhe situata në rajonin Euro-Atlantik si dhe të bëhen konsultime mbi zhvillimet e fundit në rajone të tilla si: Lindja e Mesme, Afrika e Veriut, Ballkani dhe Deti i Zi.

 


Lajme të ngjashme