Erdogan: Turqia i del për zot kauzës palestineze

Mesazhi i Presidentit Erdogan u lexua të ftuarve gjatë ceremonisë së hapjes së ndërtesës së re të Platformës Ndërparlamentare të Jerusalemit në Bahçelievler të Stambollit dhe si pjesë e "29 Nëntorit Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palesti

1536357
Erdogan: Turqia i del për zot kauzës palestineze

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia i del për zot kauzës palestineze në çdo platformë.

Mesazhi i Presidentit Erdogan u lexua të ftuarve gjatë ceremonisë së hapjes së ndërtesës së re të Platformës Ndërparlamentare të Jerusalemit në Bahçelievler të Stambollit dhe si pjesë e "29 Nëntorit Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez".

Në mesazhin e tij, Erdogan uroi që ndërtesa e re e shërbimit të jetë një rast për bamirësi, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Përshëndes me gjithë zemër të gjithë popullin Palestinez në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez. Platforma Ndërparlamentare e Jerusalemit, përmes punës, takimeve dhe konferencave të saj, është zëri i kauzës së drejtë të vëllezërve dhe motrave tona palestineze në një nivel global. Unë besoj se veprimtaritë dhe programet që kryeni në vendet tuaja si anëtarë të Platformës së Jerusalemit janë jashtëzakonisht të vlefshme”.

Duke vënë në dukje se çështja e Jerusalemit nuk është vetëm një çështje për myslimanët në Palestinë, por është edhe çështja e botës islame prej 1.8 miliardë njerëzve, Erdogan tha: “Si Turqi, ne pretendojmë çështjen e Jeruzalemit në të gjitha platformat dhe punojmë shumë për t'i dhënë fund politikave të pushtimit, persekutimit dhe gjenocidit kundër vëllezërve dhe motrave tona palestineze. Ne do të vazhdojmë luftën tonë me vendosmëri derisa të themelohet një shtet i pavarur dhe sovran palestinez brenda kufijve të vitit 1967 me kryeqytet Jerusalemin Lindor në bazë të rezolutave të OKB-së dhe Nismës Arabe të Paqes”.

 


Lajme të ngjashme