Aksoy: Ngjarja në Ksanthi të Greqisë ilustron intolerancën ndaj minoritetit turk
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hami Aksoy dënoi mesazhin racist të dërguar myftiut të Ksanthit, Ahmet Mete në Greqi.
1536147

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hami Aksoy dënoi mesazhin racist të dërguar myftiut të Ksanthit, Ahmet Mete në Greqi.
Në deklaratën e bërë në lidhje me mesazhin e shkruar në ashensorin e shtëpisë ku jeton myftiu Mete, zëdhënësi Hami Aksoy tha: “Ngjarja në fjalë ilustroi edhe një herë intolerancën e grupeve raciste dhe fanatike në Greqi ndaj ekzistencës dhe përfaqësuesve të minoritetit turk në Trakinë Perëndimore”.
“Ne presim që shteti grek të kryejë hetimet për incidentin e neveritshëm me seriozitetin dhe ndjeshmërinë e nevojshme, duke e zbardhur rastin dhe duke sjellë autorët e tij para drejtësisë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy.