Turqia dënoi sulmet e përgjakshme terroriste në Somali

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë bëri një deklaratë ku dënoi fuqishëm sulmet terroriste që ndodhën dje dhe sot në Somali.

1536046
Turqia dënoi sulmet e përgjakshme terroriste në Somali

Turqia dënoi fuqishëm sulmet terroriste që ndodhën dje dhe sot në Somali.

“Ne kemi mësuar me hidhërim lajmin se të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur në sulmet terroriste në Somali dje (27 nëntor) pranë Aeroportit Mogadisho dhe sot (28 nëntor) në rajonin Abdiaziz”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

“Ne i dënojmë fuqishëm këto sulme terroriste dhe i shprehim ngushëllimet tona popullit vëlla dhe qeverisë së Somalisë. Ne dëshirojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën, u përcjellim ngushëllimet tona familjeve dhe të afërmve të viktimave si dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve” shkruhet gjithashtu në deklaratë.



Lajme të ngjashme