“TRT World Forum” do të fillojë me fjalimin e Presidentit Erdogan

Këtë vit “TRT World Forum-2020” do të realizohet në datat 1-2 dhjetor në internet (online) për shkak të koronavirusit dhe do të fillojë me fjalimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili është i ftuar nderi.

1535929
“TRT World Forum” do të fillojë me fjalimin e Presidentit Erdogan
trt world forum.jpg

“TRT World Forum”, i cili sivjet do të mbahet në datat 1-2 dhjetor me temën "Dinamikat e paqëndrueshme: Rendi ndërkombëtar në botën post-pandemike" do të fillojë me fjalimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

 

Sipas deklaratës së bërë nga Radiotelevizioni i Turqisë (TRT) udhëheqësit e botës nga rajone të ndryshme, ekspertë, studiues dhe emra të famshëm do të flasin në “TRT World Forum 2020” për ndryshimin e ekuilibrave pas epidemisë së koronavirusit të llojit të ri (Covid-19).

Këtë vit “TRT World Forum-2020” do të realizohet në datat 1-2 dhjetor në internet (online) për shkak të koronavirusit dhe do të fillojë me fjalimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili është i ftuar nderi.

Në forumin me temën "Dinamikat e paqëndrueshme: Rendi ndërkombëtar në botën post-pandemike", ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu duke marrë pjesë në seancën "Epoka e re në marrëdhëniet ndërshtetërore pas Covid-19", dhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank duke marrë pjesë në seancën "E ardhmja e teknologjisë në botë pas pandemisë" dhe do të diskutojnë në lidhje me problemet globale.

Në aktivitetin ku Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun do të mbajë një fjalim në lidhje me rendin botëror, edhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin do të marrë pjesë dhe do të mbajë një fjalim në seancën me titull "Bota shumëpolare në periudhën e pandemisë: E ardhmja e bashkëpunimit global".  

Për të mësuar më shumë rreth regjistrimit dhe aktivitetit të TRT World Forum 2020, mund të vizitoni faqen e internetit: www.trtworldforum.com

 


Lajme të ngjashme