Interpoli turk kap në Irak një terrorist të shumëkërkuar të PKK-së

Policia e Interpolit turk ka kapur në Irak dhe ka sjellë në Turqi terroristin e PKK-së, Mehmet Sevisoglu, i cili kërkohej me akuzën "për prishje të integritetit të vendit".

1535809

Policia turke, e cila vazhdon operacionet e saj kundër terrorit në vend, nuk lejon terroristë që duan të shkojnë jashtë, që të humbin gjurmët e tyre.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, u përcaktua se terroristi 26-vjeçar i organizatës separatiste terroriste PKK, Mehmet Sevisoglu, i cili kërkohej për 24 krime të ndryshme, përfshirë "shkeljen e integritetit të vendit" ishte në Irak.

Ekipet e Interpol-Europol të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kapën terroristin Sevisoglu në operacionin që ata kryen ditën e enjte në Irak.

Në të njëjtën ditë ai u soll në Turqi dhe pas proceduarave në polici ai u dërgua në gjykatë.

Policia e Interpolit turk edhe disa ditë më parë kishte kapur në Algjeri dhe kishte sjellë në Turqi terroristin me iniciale N.N.K që vepronte në strukturën algjeriane të organizatës terroriste gyleniste (FETO) dhe akuzohet për “anëtarë në organizatë terroriste të armatosur”.

Lajme të ngjashme