“Fanatizmi ideologjik inkurajohet në nivel presidencial në vendet e “ djepit të demokracisë”

"Racizmi kulturor, diskriminimi dhe intoleranca tashmë kanë arritur në nivele që nuk mund të fshihen (mbulohen) në vendet që konsiderohen si djepi i demokracisë prej shumë vitesh", tha Erdogan.

1535883
“Fanatizmi ideologjik inkurajohet në nivel presidencial në vendet e “ djepit të demokracisë”
SÜPERHABER ERDOĞAN AYASOFYA AÇIKLAMASI.jpg
Cumhurbaşkanı Erdoğan G20 Zirvesi.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se shohin që fanatizmi ideologjik inkurajohet në nivelin presidencial.

Erdogan, në lidhjen përmes videokonferencës me Kongresin e 23-të vjetor të Shoqatës së Myslimanëve të Amerikës, deklaroi se këtë vit atyre iu desh të luftonin jo vetëm llojin e ri të epidemisë së koronavirusit (Covid-19), por edhe virusin "Islamophobia" që u përhap më shpejt se koronavirusi.

"Racizmi kulturor, diskriminimi dhe intoleranca tashmë kanë arritur në nivele që nuk mund të fshihen (mbulohen) në vendet që konsiderohen si djepi i demokracisë prej shumë vitesh", tha Erdogan.

Duke vënë në dukje se islamofobia dhe ksenofobia janë kthyer në një trend që ka robëruar politikën, që komplikon jetën e përditshme dhe drejton politikat shtetërore, Erdogan tha se në shumë vende margjinalizimi i myslimanëve për shkak të besimeve, gjuhës, emrit ose veshjes së tyre është bërë si një situatë e zakonshme.

“Djegia e Kuranit në Suedi, grisja e Kuranit në Norvegji dhe inkurajimi i karikaturave që fyen Profetin në emër të lirisë së shtypit në Francë janë vetëm disa nga sulmet kundër të shenjtës së myslimanëve”, tha Erdogan dhe shtoi: “Ne e shohim se ky fanatizëm ideologjik, i cili nuk ka ndryshim nga DAESH-i ose FETO (organizata terroriste gyleniste) për sa i përket mentalitetit, po fiton gjithnjë e më shumë terren dhe madje inkurajohet në nivelin e kreut të shtetit."

Ai tha se ofendimet ndaj të shenjtave të myslimanëve nuk kanë asnjë lidhje me lirinë.

“Ata që u fërkojnë shpinën e atyre që djegin Kuranin, ata që inkurajojnë fyerjen ndaj Profetit, ata që injorojnë sulmet ndaj xhamive, i bëjnë të gjitha këto jo në emër të lirisë, por në mënyrë që të fshehin fashizmin që mbajnë përbrenda. Vejmë re se ndërkohë që tolerojnë në emër të lirisë çdo lloj sulmi ndaj vlerave tona të shenjta, kur bëhet fjalë për kritikën më të vogël ndaj vetvetes së tyre, nuk mund të bëjnë asnjë tolerancë”, tha kreu i qeverisë turke.



Lajme të ngjashme