Çavusoglu takohet me homologë të ndryshëm, në fokus marrëdhëniet dypalëshe

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, i cili shkroi në Niamey, kryeqytetin e Nigerit për të marrë pjesë në Takimin e 47-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), zhvilloi takime dypalëshe.

1535855

Ministri Çavusoglu në postimin e bërë në llogarinë e tij në “Twitter” shkroi në takimin me Presidentin e Nigerisë, Issoufou Mahamadou i përcolli atij përshëndetjet e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Ai uroi edhe një herë presidentin nigerian për zgjedhjen në krye të kryesimit të radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islam.

"Ne do të zhvillojmë bashkëpunimin tonë me Nigerinë në çdo fushë, veçanërisht në mbrojtje, shëndetësi, arsim dhe miniera", shkroi ministri turk në mesazhin e tij.

Në një postim tjetër, Çavusoglu deklaroi se ai zhvilloi një takim të sinqertë me ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Faysal bin Farhan.

Ai nënvizoi rëndësinë që Turqia i kushton marrëdhënieve me Arabinë Saudite dhe shkroi: “Një partneritet i fuqishëm Turqi-Arabi Saudite do të jetë i dobishëm jo vetëm për vendet tona, por edhe për të gjithë rajonin."

Çavusoglu, në postimin në lidhje me takimin e tij me ministrin e Jashtëm të Maldiveve, Abdulla Shahid vuri në dukje se bashkëpunimi midis dy vendeve do të zhvillohet në të gjitha fushat, veçanërisht në fushat e ekonomisë, tregtisë, bujqësisë dhe arsimit, dhe shtoi: "Fluturimet e nisura nga THY (Turkish Airlines) për në Male do të kontribuojnë ndjeshëm në turizmin midis vendeve tona."

Lajme të ngjashme