Fillon montimi i kullave në anijen “Kanuni”, në janar fillojnë punimet për gazin natyror

Fillon montimi i kullave të anijes së shpimit “Kanuni” e cila mbërriti më 14 nëntor në portin Filyos të rrethit Zonguldak për punimet e sondimit që do të zhvillohen në Detin e Zi.

1535539

Pas përfundimit të punimeve të montimit në ditët në vijim, në muajt e parë të vitit 2021 anija do të fillojë të punojë në platformën e gazit në Sakarya.

Anija e tretë e shpimit e Turqisë, “Kanuni” është përfshirë në inventarin e korporatës turke të hidrokarbureve (TPAO). Anija është 227 metra e gjatë, 42 metra e gjerë dhe mund të bëjë shpime deri në një thellësi prej 11 mijë e 400 metra.

Lajme të ngjashme