Eren: “TRT World Forum” mat pulsin e agjendës botërore

Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Turqisë (TRT), Ibrahim Eren tha se me organizimin e forumit “TRT World Forum” si gjithmonë edhe këtë vit synojnë diskutimin e çështjeve që matin pulsin e agjendës globale.

1535441
Eren: “TRT World Forum” mat pulsin e agjendës botërore

Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Turqisë (TRT), Ibrahim Eren tha se me organizimin e forumit “TRT World Forum” si gjithmonë edhe këtë vit synojnë diskutimin e çështjeve që matin pulsin e agjendës globale.

 

Që në ditët e para kur ne projektuam “TRT World Forum”, i cili sivjet do të mbahet në datat 1-2 dhjetor me temën "Dinamikat e paqëndrueshme: Rendi ndërkombëtar në botën post-pandemike", kemi synuar të jemi një platformë ndërkombëtare diskutimi që rekomandon zgjidhje për problemet globale me një mirëkuptim që ka në fokus njeriun dhe ndërgjegjen. Suksesi i tre edicioneve të mëparshme i ka tejkaluar pritshmëritë tona në këtë drejtim, shtoi drejtori i TRT-së.

Duke deklaruar se këtë vit “TRT World Forum-2020” do të realizohet në internet (online) për shkak të pandemisë së koronavirusit të llojit të ri (Covid-19) Ibrahim Eren tha:

Si gjithmonë, edhe këtë vit ne synojmë të diskutojmë çështje që masin pulsin e agjendës botërore. Ndër temat tona kryesore që do të diskutohen sivjet janë: “Roli i transmetimeve (radiotelevizive) dhe medias në pandemi", "Zgjidhjet e përbashkëta për problemet globale të shëndetit", "E ardhmja e sektorit të biznesit dhe arsimit" dhe "ndihmat humanitare” në këtë periudhë (pandemisë).

Synimet dhe objektivat tona janë jashtëzakonisht të qarta,- u shpreh drejtori i përgjithshëm i TRT-së dhe shtoi: “Kemi të bëjmë me një periudhë në kërkim të vazhdueshëm në të gjithë botën në përgjithësi, kryesisht në hapësirën gjeografike ku bën pjesë edhe Turqia”.

“Gjithashtu synojmë të kontribuojnë në këtë kërkim përmes këtij forumi, të artikulojmë dhe t’i përcjellim botës zgjidhjet e rekomanduara dhe zhvillimet aktuale”, shtoi Eren.

"Çdokush që regjistrohet këtë vit në faqen e internetit [të forumit www.trtworldforum.com] do të ketë qasje edhe në panelet e hapura (publike), edhe në panelet paralele si dhe në panairin virtual. Në të njëjtën kohë, panelet publike mund të ndiqen nga llogaritë tona në mediat sociale. Në edicionin e vitit të kaluar në «TRT World Forum» morën pjesë më shumë se 2 mijë njerëz, por këtë vit pritet një pjesëmarrje më e madhe, për faktin se forumi do të mbahet në internet”,- vlerësoi drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Ibrahim Eren. 

Me instrumentet dhe perspektivat e ndryshme që zotëron, sot TRT-ja është bërë një markë me influencë në shkallë globale. Me projektet në proces dhe fushatat ndërgjegjësuese ne si transmetuesi publik i Turqisë e konsiderojmë një përgjegjësi të rëndësishme që me anë të masmedias të tërheqim vëmendjen në çështjet kryesore që interesojnë komunitetin, të forcojmë shoqërinë.

Ibrahim Eren theksoi se ata gjithashtu i kushtojnë rëndësi vazhdimit të pranisë së TRT-së në platformat ndërkombëtare duke i shërbyer njerëzimit, paqes, prosperitetit dhe drejtësisë.

 


Lajme të ngjashme