Erdogan bën deklarata të rëndësishme nga Stambolli

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se në luftën kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) nuk ka asnjë shqetësim në aspektin e infrastrukturës fizike dhe spitaleve.

1535722
Erdogan bën deklarata të rëndësishme nga Stambolli

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se në luftën kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) nuk ka asnjë shqetësim në aspektin e infrastrukturës fizike dhe spitaleve.

Presidenti Erdogan bëri vlerësime në lidhje me rendin e ditës nga Stambolli.

Në lidhje me Covid-19, Erdogan tha: “Komiteti Shkencor bën të gjitha llojet e përgatitjeve. Maska, distanca dhe higjiena janë shumë të rëndësishme për ne. Nëse nuk i kushtohet vëmendje këtyre atëherë vazhdimi dhe në rritje bëhet i pashmangshëm. Ne jemi të detyruar dhe do të marrim masa", tha Erdogan.

“Nuk ka asnjë shqetësim në aspektin e infrastrukturës fizike dhe spitaleve. Rritja e numrit të rasteve me koronavirus dhe i vdekjeve është tabloja që na brengos në këtë proces”, tha Erdogan.  

Kurse në lidhje me vaksinën ai tha se aktivitetet përparojnë me shpejtësi.

“Jemi duke biseduar për importimin e vaksinës. Po bisedojmë me të nderuarin Putin (Kryetari i Shtetit të Rusisë. Kemi biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë së Kinës”, tha kreu i qeverisë turke.  

Në lidhje me Fondin e Pasurisë, Erdogan tha: “Unë jam zyrtarisht kreu i Fondit të Pasurisë. Vendimet që i kemi marrë më parë do t’i vazhdojmë edhe në periudhën në vijim. Ne duam ta vendosim Fondin e Pasurisë për periudhën e ardhshme në një vend shumë më tjetër në rang global. Vizita e Emirit të Katarit në Turqi është një prej hapave të ndërmarra. Marrëveshjet janë nënshkruar".

Ai dha informacione edhe në lidhje me Projektin e Kanalit të Stambollit, i cili do të lidhë Detin e Zi me Detin Marmara.

"Dimensioni arkitekturor i Projektit “Kanal Istanbul” është gati. Krahas kësaj, të gjitha dimensionet teknike janë gati dhe puna tani ka arritur në fazën e tenderit. Nuk ka asnjë ndalesë në investimet tona. Investimet tona vazhdojnë. Brenda tyre numri një është “Kanal Istanbul”, tha Erdogan.

Ai tha se me këtë projekt Stambolli do të marrë një pamje më ndryshe dhe në aspektin ndërkombëtar do të arrijnë në një fuqi më të madhe.

 


Lajme të ngjashme