Al-Thani: Një vizitë e suksesshme në Turqi dhe një sërë bisedimesh me vëllain tim, Erdogan

Emiri i Katarit, Tamim Hamed bin Al-Thani duke përfunduar takimet në Turqi, që e quajti një vizitë të “suksesshme”, u kthye në Katar.

1535349
Al-Thani: Një vizitë e suksesshme në Turqi dhe një sërë bisedimesh me vëllain tim, Erdogan

Emiri i Katarit, Tamim Hamed bin Al-Thani duke përfunduar takimet në Turqi, që e quajti një vizitë të “suksesshme”, u kthye në Katar.

Në një postim të bërë në “Twitter”, Emiri Al-Thani shkroi: “Me vëllain tim, Presidentin Recep Tayyip Erdogan realizuam në Ankara një raund të suksesshëm bisedimesh për partneritetin Katar-Turqi".

Ai theksoi se për të konsoliduar këtë partneritet në zhvillim të vazhdueshëm për të mirën dhe përfitimin e popullit turk dhe kataras, ata kanë vendosur të përdorin më shumë mundësitë që ofrojnë të dyja vendet. Gjithashtu bëri të ditur se me Presidentin Erdogan shkëmbyen mendime mbi disa çështje si dhe zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Këshilli (Divani) i Emirateve bëhet e ditur se Emiri i Katarit Al-Thani e falënderoi Erdoganin për "pritjen e tij të ngrohtë" dhe përfundoi vizitën e tij duke i uruar përparim dhe prosperitet popullit turk dhe Presidentit.

“Në bisedimet e palës katarase dhe turke u pohua vullneti dhe vendosmëria për të përforcuar partneritetin strategjik në fusha të ndryshme dhe marrëdhëniet e forta vëllazërore që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve”, shkruhet në deklaratë.

Emirin i Katarit, Sheiku Tamim Hamed bin Al-Thani, erdhi të enjten në Turqi për të marrë pjesë në Sesionin e 6-të të Mbledhjes së Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar, që zhvillohet në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve në fusha të ndryshme ndërmjet Turqisë dhe Katarit.  

Pas mbledhjes së kryesuar nga Presidenti Recep Tayip Erdogan dhe Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani u nënshkruan 10 marrëveshje mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

 


Lajme të ngjashme