Forumi Botëror i TRT 2020 këtë vit mbahet më 1 dhe 2 dhjetor

Forumi Botëror TRT 2020 këtë vit do të mbahet më 1 dhe 2 dhjetor me temën "Dinamikat e paqëndrueshme: Rendi ndërkombëtar në botën post-pandemike".

1534669
Forumi Botëror i TRT 2020 këtë vit mbahet më 1 dhe 2 dhjetor

 

Forumi Botëror i TRT-së 2020 (TRT World Forum 2020) këtë vit do të mbahet më 1 dhe 2 dhjetor me temën "Dinamikat e paqëndrueshme: Rendi ndërkombëtar në botën post-pandemike".

Ibrahim Eren, Kryetar i Bordit Drejtues dhe Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit publik turk (TRT), do të flasë në seancën e parë të forumit që do të mbahet nëpërmjet internetit për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

Udhëheqës, ekspertë dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës do të vlerësojnë ndryshimin pas pandemisë së COVID-19.

Programi përfshin 8 seanca të hapura, 8 tryeza të rrumbullakëta dhe 4 intervista.

Me krerët e unioneve evropiane, aziatike dhe afrikane të transmetimit në Forum do të diskutohet edhe tema "Roli i transmetimit dhe medias në periudhën pandemike".

Në seancat e hapura do të diskutohen shumë tema të tilla si "Zgjidhjet e përbashkëta për problemet globale të shëndetit në pandemi", "E ardhmja e sektorit të biznesit dhe arsimit", "Një botë pa udhëtim", "A është epidemia një mundësi apo rrugë pa dalje".

Temat e veçanta të tilla si "Politika e jashtme turke në një rend botëror në ndryshim", "Lufta dhe epidemia: Lufta për ekzistencë në Siri dhe Jemen", "Fati i konfliktit Azerbajxhan-Armeni" do të diskutohen gjithashtu nga ekspertë të respektuar në seanca të mbyllura.

Më shumë se 40 emra të shquar do të marrin pjesë në Forumin Botëror të TRT-së, duke përfshirë Peter Berkowitz, Drejtor i Planifikimit të Politikave në Departamentin amerikan të Shtetit, Achim Steiner Shefi i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin dhe profesori i kirurgjisë Mehmet Oz.

Për të mësuar më shumë rreth regjistrimit dhe aktivitetit të TRT World Forum 2020, mund të vizitoni faqen e internetit: www.trtworldforum.com



Lajme të ngjashme