Ankara – Mbahet mbledhja e Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar
Në Ankara mbahet sot Sesioni i 6-të i Mbledhjes së Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar”, i cili organizohet në kuadër të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që janë zhvilluar dhe zgjeruar në fusha të ndryshme.

Mbledhja bashkëkryesohet nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Emiri i Katarit, Tamim Hamed bin Al-Thani.
Presidenti Erdoan priti në Kompleksin Presidencial në Ankara Emirin e Katarit, Sheikun Tamim Hamed bin Al-Thani, i cili ka ardhur në Turqi për të marrë pjesë në Sesionin e 6-të të Mbledhjes së Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar.
Pas ceremonisë së pritjes Erdoan the Al-Thani hynë brenda për të vazhduar takimin kokë më kokë dhe pastaj takimin mes delegacioneve.
Pas takimeve do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
Presidenti Erdoan dhe Al-Thani po realizojnë sot takimin e 18-të të nivelit të lartë në 70 muajt e fundit dhe kjo ka një domethënie të madhe në aspektin e marrëdhënieve dypalëshe dhe ndërshtetërore.