Erdogan: Turqia nuk ndjek kurrë një qasje ekspansioniste

Turqia nuk ka ndjekur kurrë një lëvizje ekspansioniste në angazhimin e saj me problemet rajonale, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalën drejtuar grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

1534097
Erdogan: Turqia nuk ndjek kurrë një qasje ekspansioniste

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mbajti sot një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), me cilësinë e kryetarit të kësaj partie. 

"Si Turqi ne nuk veprojmë asnjëherë me një mirëkuptim ekspansionues kur trajtojmë problemet rajonale, kur flasim për padrejtësitë e sistemit global apo kur angazhohemi në kriza. Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj asnjë vendi; ne përpiqemi të garantojmë sigurinë tonë kombëtare",- tha udhëheqësi turk.

Turqia është vendi i vetëm i NATO-s që lufton trup me trup me DAESH-in në Siri. Turqia ka kapur dhe ekstraduar në vendin e origjinës 9 mijë terroristë të huaj, theksoi Erdoan.

Erdoani vuri në dukje se ata po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të parandaluar kalimin në zonat e konfliktit përmes territorit të vendit [Turqisë].

Në fjalën e tij Erdoan u ndal edhe në kontrollin e paligjshëm që iu një anijeje turke në Mesdhe në kuadër të operacionit “Irini” të Bashkimit Evropian (BE).

Një anije turke është sulmuar pavarësisht qëndrimit gjakftohtë të Turqisë në Mesdheun Lindor përballë të gjitha provokimeve të Greqisë dhe Administratës Grekoqipriote,- u shpreh Erdoan dhe shtoi: “Kjo nuk ka vend në drejtën ndërkombëtare të detit”.

Turqia ka kontribuar në dhënien fund padrejtësisë 30-vjeçare në Karabakun Malor, rikujtoi Erdoan dhe e vijoi kështu fjalën e tij në grupin parlamentar:

"Falë mbështetjes së vendit tonë, mori fund pushtimi armen në Karbakun Malor, që është territor i Azerbajxhanit; për herë të parë janë shtuar shpresat për një zgjidhje të përhershme. Turqia, Azerbajxhani dhe Rusia do të jenë garancia e paqes në rajon. Edhe pse me një vonesë 30-vjeçare, drejtësia shkoi në vend, flamuri i Azerbajxhanit valëvitet në Karabak”.

 

 


Lajme të ngjashme