Erdogan: Do të vazhdojmë mbështetjen për mësuesit

Me rritjen e mundësive të Turqisë, ne do të vazhdojmë t’i mbështesim mësuesit në aspektin financiar dhe social, tha Presidenti Erdoan në mesazhin e publikuar me rastin e Ditës së Mësuesve.

1533457
Erdogan: Do të vazhdojmë mbështetjen për mësuesit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka publikuar një mesazh me rastin e 24 Nëntorit, Ditës së Mësuesve në Turqi.

Erdoani shprehu mirënjohjen e përzemërt në emrin e tij personal, popullit dhe vendit për të gjithë mësuesit, të cilët ushtrojnë një profesion po aq sa të respektuar, edhe të rëndë për nga përgjegjësia.

Mësuesi është njeriu që jo vetëm arsimon, por që mëson, përgatit, edukon dhe që e përpunon me durim xhevahirin brenda nxënësit dhe e zbulon atë. Objektivin për një shoqëri të fuqishme, një Turqi të fuqishme do ta realizojmë me një brez cilësor, me një politikë arsimore specifike dhe kombëtare, vijon mesazhin e tij udhëheqësi turk.

“Ne e konsiderojmë si një detyrë të forcojmë mundësitë financiare dhe sociale për mësuesit tanë, të cilët janë kolona që mban sistemin e mësim-nxënies, për t’u ofruar atyre një mjedis pune të qetë dhe të sigurt. Me rritjen e mundësive të vendit ne do të vazhdojmë të mbështesim kryesisht mësuesit”,- thekson Presidenti Erdoan.

Në këtë ditë të shënuar, kur janë hapur Shkollat Popullore dhe Gazi Mustafa Kemal Ataturkut i është thënë titulli i “Kryemësuesit”, falënderoj të gjithë mësuesit në detyrë brenda dhe jashtë vendit dhe u uroj përzemërsisht të gjithë punonjësve të arsimit gëzuar 24 Nëntorin, Ditën e Mësuesve, e përfundon mesazhin e tij Presidenti Erdoan.

 


Lajme të ngjashme