COVID-19 në Turqi (24 nëntor) – Regjistrohen 7.381 raste të reja, ndërkohë humbën jetën 161 persona
Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 7.381 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 161 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën në mbrëmje se 161 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 12.672.
“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 460 mijë e 916, pasi 7.381 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.
Sipas saj, një total prej 381 mijë e 569 pacientësh, nga të cilët 3.678 nga e hënë në të martë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 4.543 pacientë janë në gjendje të rëndë.
“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 161.125 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 17 milionë e 406 mijë e 742”, sqaroi Ministria.