Çavusoglu: Presim që BE-ja t’i kuptojë gabimet dhe të shohë vlerën e anëtarësimit të Turqisë

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha se ata presin që Bashkimi Evropian (BE) të kuptojë gabimet e tij dhe të shohë vlerën që anëtarësimi i Turqisë do t'i shtojë Unionit.

1533324
Çavusoglu: Presim që BE-ja t’i kuptojë gabimet dhe të shohë vlerën e anëtarësimit të Turqisë

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha se ata presin që Bashkimi Evropian (BE) të kuptojë gabimet e tij dhe të shohë vlerën që anëtarësimi i Turqisë do t'i shtojë Unionit.

 

Ministri Çavusoglu paraqiti buxhetin e vitit 2021 të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Komisionin e Planit dhe Buxhetit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Çavusoglu deklaroi se zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe Detin Egje ndikuan gjithashtu në marrëdhëniet e Turqisë me BE-në.

“Dyshja e Greqisë dhe administratës grekoqipriote nuk janë vetëm. Disa anëtarë po sjellin problemet e tyre bilaterale me vendin tonë në BE. Ata kanë veshur një të ashtuquajtur maskë solidariteti të anëtarësimit dhe vazhdimisht abuzojnë kundër nesh”, deklaroi shefi i diplomacisë turke.

Duke theksuar se BE-ja duhet të heq dorë nga ky gabim, Çavusoglu tha: “Nëse ata e arrijnë këtë, e gjithë Evropa do të përfitojë nga bashkëpunimi ynë, por nëse dështojnë, e gjithë Evropa do të dëmtohet. Ne presim që BE-ja të kuptojë gabimet që ka bërë dhe të shohë vlerën që anëtarësimi i Turqisë do t'i shtojë Unionit. Në atë rast, ne besojmë se mund të vendoset një marrëdhënie më produktive për të dyja palët. Gjatë kontakteve me BE-në ne theksojmë dëshirën tonë për të pasur një dialog konstruktiv në këtë drejtim”.

Ai shtoi se Turqia nuk është e vetme në këtë çështje, ndërsa tha se shumica e vendeve anëtare të BE-së kuptojnë drejtësinë e këtyre paralajmërimeve dhe janë të vetëdijshëm për rëndësinë e dialogut me Turqinë për stabilitetin e Evropës.

Çavusoglu tha se Turqia po vepron në konsultim dhe koordinim me aleatin e saj të NATO-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), pavarësisht dallimeve në mendime mbi çështjet në lidhje me paqen dhe sigurinë rajonale, të tilla si Siria dhe veçanërisht Libia.

 


Lajme të ngjashme