Turqia reagoi ashpër ndaj kontrollit të paautorizuar të anijes me ndihma humanitare për Libinë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hami Aksoy në lidhje me kërkimin e paligjshëm të anijes turke në Mesdhe në një deklaratë me shkrim tha se ata po protestonin ndaj këtij veprimi të paautorizuar duke përdorur forcën.

1532831
Turqia reagoi ashpër ndaj kontrollit të paautorizuar të anijes me ndihma humanitare për Libinë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hami Aksoy në lidhje me kërkimin e paligjshëm të anijes turke në Mesdhe në një deklaratë me shkrim tha se ata po protestonin ndaj këtij veprimi të paautorizuar duke përdorur forcën.

“Shprehim keqardhje që anija jonë, për të cilën u zbulua se nuk ka bërë shkelje të embargos së armëve, u mbajt për orë të tëra në kushte të rënda të motit dhe që personeli u trajtua si kriminel gjatë inspektimit. Protestojmë kundër këtij akti të paautorizuar dhe të bazuar në forcë. Të gjitha të drejtat për kompensim të personave fizikë dhe juridikë përkatës kundër dëmeve dhe humbjeve që mund të jenë shkaktuar do të jenë të rezervuara. Për ndërhyrje ndaj anijeve tregtare në ujërat ndërkombëtare, është thelbësore të merret pëlqimi i shtetit nën flamurin e të cilit lundron. Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi embargon e armëve ndaj Libisë nuk e eliminojnë këtë detyrim”, bëri të ditur zëdhënësi Aksoy.

Anija me flamur turk “ROSELINA-A” u nis nga Stambolli me furnizime humanitare për në Libi.

Anija u ndalua në jugperëndim të gadishullit Mora natën e kaluar nga një fregatë gjermane në operacionin Irini, e cila drejtohej nga një komandant i Forcave Detare Greke, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Ushtarët, të cilët kishin ulur shpejtësinë e anijes dhe e kishin bllokuar atë nga rruga e saj, bënë inspektime duke hapur të gjithë kontejnerët në bord pa leje nga Turqia, ndërsa nuk iu bindën edhe paralajmërimeve se ajo që bënin nuk është e ligjshme.

Pavarësisht nga deklaratat e kapitenit mbi natyrën e ngarkesës që transportohej, kjo ndërhyrje, e filluar me një paqartësi vazhdoi deri në mesnatë, ndërsa u ndërpre vetëm pas kundërshtimeve të vazhdueshme të Turqisë. Personeli i armatosur priti në anijen tregtare deri në orët e para të mëngjesit dhe u largua nga anija në orët e hershme të mëngjesit.



Lajme të ngjashme