Akar: Megjithë mosmarrëveshjet, Turqia dhe ShBA kanë një traditë të gjatë bashkëpunimi

"Turqia dhe ShBA kanë një traditë të gjatë bashkëpunimi edhe pse kanë mosmarrëveshje," tha Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, duke vlerësuar lidhjet midis dy vendeve në fjalimin e tij me videokonferencë në Forumin e Sigurisë Halifax.

1532472
Akar: Megjithë mosmarrëveshjet, Turqia dhe ShBA kanë një traditë të gjatë bashkëpunimi

 

"Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë një traditë të gjatë bashkëpunimi edhe pse kanë mosmarrëveshje," tha Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, duke vlerësuar lidhjet midis dy vendeve në fjalimin e tij me videokonferencë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax.

Akar u shpreh se të dy vendet kanë qenë aleatë të palëkundur për shumë vite dhe shtoi:

"Sigurisht, ndonjëherë ka pasur ulje dhe ngritje dhe mospërputhje të forta në marrëdhëniet tona me ShBA-të, ashtu si në marrëdhëniet që kemi me vendet e tjera, por le të mos harrojmë se ne kemi një traditë të gjatë bashkëpunimi për të kapërcyer vështirësitë."

Ministri turk i Mbrojtjes theksoi se të dy vendet kanë punuar ngushtë së bashku, krah për krah në Kore, Somali, Ballkan, Afganistan dhe gjeografi të tjera të botës, por për fat të keq ndonjëherë divergjencat janë theksuar më shumë sesa agjenda e përbashkët dhe bashkëpunimi i suksesshëm mes dy vendeve.

Perceptimi errëson realitetin dhe kjo situatë duhet të shmanget, nënvizoi Akar.

 


Lajme të ngjashme