Terroristët e PKK/KCK vazhdojnë të dorëzohen tek forcat turke të sigurisë

Si rezultat i punës bindëse të forcave të sigurisë, 2 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK/KCK, u vetëdorëzuan tek forcat e sigurisë.

1531609

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet e ditur  se si rezultat i punimeve bindëse të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, 2 pjesëtarë që u larguan nga organizata terroriste separatiste PKK/KCK u dorëzuan tek forcat e sigurisë.

Deklarohet se njëri nga terroristët që u dorëzua ka qenë në organizatë për 10 vjet dhe tjetri ka qenë në organizatë për 3 vjet si dhe ata kanë zhvilluar aktivitete në Siri.

Në deklaratë u theksua gjithashtu se numri i anëtarëve të organizatës që janë vetëdorëzuar me punën bindëse këtë vit arriti në 206.

Lajme të ngjashme