Kalin për takime në Bruksel: Turqia duhet parë nga një perspektivë strategjike

Gjatë kontakteve të zëdhënësit të Presidencës, Ibrahim Kalin me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, kryeqyteti e Belgjikës u diskutuan marrëdhëniet Turqi-BE, çështjet e Mesdheut, Libisë, Sirisë dhe Karabakut.

1531793
Kalin për takime në Bruksel: Turqia duhet parë nga një perspektivë strategjike

Gjatë kontakteve të zëdhënësit të Presidencës, Ibrahim Kalin me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, kryeqyteti e Belgjikës u diskutuan marrëdhëniet Turqi-BE, çështjet e Mesdheut, Libisë, Sirisë dhe Karabakut.

Ibrahim Kalin zhvilloi një vizitë në Bruksel përpara Samitit të BE-së, që do të mbahet më 10-11 dhjetor në Belgjikë.

Në kuadër të kontakteve në Bruksel, zëdhënësi Kalın u takua veç e veç me Maryam Van den Heuvel, Këshilltaren e parë për Politikë të Jashtme të Presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel; Bjoern Seibert, Shefin e Kabinetit të Presidentes së Komisionit të BE, Ursula von der Leyen dhe Sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit të Punëve të Jashtme të BE-së Helga Schmid.

Në takimet ku u diskutuan marrëdhëniet Turqi-BE, çështjet e Mesdheut, Libisë, Sirisë dhe Karabakut, Kalin ripërsëriti se duhen hedhur hapa konkrete në çështjen e përditësimit të Unionit Doganor, marrëveshjen për emigrantët, liberalizimin e vizave dhe dialogun politik.

Duke nënvizuar se për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme në çështjen e Qipros nevojiten ide të reja dhe se Turqia është e gatshme të fillojnë bisedimet eksploruese me Greqinë, Ibrahim Kalin i komunikoi bashkëbiseduesve se Turqia do të vazhdojë të mbajë një qëndrim konstruktiv në mënyrë që të mbrojë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai tha se gjithnjë e më shumë rritet rëndësia strategjike për marrëdhëniet Turqi-BE dhe nevojiten hapa të reja konkrete të sjellë një dinamizëm të ri, për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për të forcuar marrëdhëniet e besimit të ndërsjellë ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Duke deklaruar se Unioni duhet të përmbushë përgjegjësitë e tij për çështjet rajonale, Kalin theksoi se dialogu dhe bashkëpunimi për të zgjidhur problemet rajonale do të jenë në interes të të gjitha palëve.

Ai tha se Turqia e sheh anëtarësimin në BE si një përparësi strategjike dhe nënvizoi se udhëheqësit e BE-së duke lënë prapa paragjykimet politike dhe të gjitha ideologjitë, duhet ti shohim marrëdhëniet Turqi-BE me një perspektivë strategjike.

 



Lajme të ngjashme