Erdogan: Turqia dëshiron një bashkëpunim më të fortë me miqtë dhe aleatët

Erdogan mori pjesë me një lidhje të drejtpërdrejtë në kongreset e 7-ta të zakonshme të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Kutahya, Afyonkarahisar, Batman dhe Siirt.

1531809
Erdogan: Turqia dëshiron një bashkëpunim më të fortë me miqtë dhe aleatët
Erdoğan.jpg
Cumhurbaşkanı Erdoğan TİM Heyeti.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia dëshiron një bashkëpunim më të fortë me miqtë dhe aleatët.

 

Erdogan mori pjesë me një lidhje të drejtpërdrejtë në kongreset e 7-ta të zakonshme të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Kutahya, Afyonkarahisar, Batman dhe Siirt.

Në fjalimin e mbajtur, Erdogan theksoi se qëllimi i tyre nuk është grindje me askënd, qoftë brenda ose jashtë vendit.

"Ne duam të jemi në bashkëpunim të fortë me aleatët tanë. Ne kërkojmë nga Bashkimin Evropian (BE) që të mos bëjnë diskriminim kundër nesh dhe të mos jetë një mjet i armiqësisë ndaj vendit tonë. Ne e shohim veten në Evropë, jo diku tjetër. Ne parashikojnë ndërtimin e të ardhmen tonë së bashku me Evropën”, tha Erdogan.

Ai tha gjithashtu se Turqia dëshiron të përdorë në mënyrë aktive marrëdhëniet e gjata dhe të ngushta të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtoi: “Ne nuk mund ta injorojmë kurrë vende si Rusia dhe Irani, me të cilat kemi histori rrënjësore. Ne kemi marrëdhënie të thella me botën islame dhe botën turke. Askush nuk ka të drejtë të bëjë kërcënime me argumente plotësisht të rreme ndaj Turqisë në këtë tablo”.

Turqia nuk ka probleme me asnjë vend dhe asnjë institucion që nuk mund të zgjidhen me dialog, me politikë, me diplomaci, tha Presidenti Erdogan dhe shtoi: “Ne besojmë se asnjë vend dhe institucion i respektuar nuk pranon të kthehet në lodër në duart e organizatave terroriste dhe lobeve që i kanë vetes synim armiqësinë ndaj Turqisë”.

Presidenti turk iu referua edhe luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) duke deklaruar se ata janë të detyruar të zbatojnë masa të reja për shkak të rritjes së rasteve me Covid.

"Kur të thyhet kjo valë e re ne do të kemi përpara një të ardhme të ndritshme. Ne jemi të vendosur të fitojmë një vend të mirë për veten tonë në botën që do të riformohet pas epidemisë, duke përmirësuar infrastrukturën tonë ligjore, duke forcuar bazat tona të ekonomisë dhe duke rritur prodhimin dhe punësimin", tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.



Lajme të ngjashme