Turqia kritikon vizitën e Pompeut në vendbanimin e jashtëligjshëm izraelit

Turqia e ka cilësuar si shumë të rëndë vizitën e Sekretarit amerikan në Shtetit, Mike Pompeo në një vendbanim të jashtëligjshëm izraelit në Bregun Perëndimor.

1531055
Turqia kritikon vizitën e Pompeut në vendbanimin e jashtëligjshëm izraelit

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka bërë një njoftim për shtyp në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit (ShBA) Mike Pompeo në një vendbanim të paligjshëm izraelit në Bregun Perëndimor.

Vizita e sotme (19 nëntor) e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor të okupuar, si pjesë e udhëtimit të tij në Izrael, përbën një hap të rëndë kundër rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB), të cilat nënvizojnë paligjshmërinë e veprimtarive të vendosjes së Izraelit në territoret palestineze sipas ligjit ndërkombëtar, veçanërisht Rezoluta 2334 (2016) e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku ShBA-ja është anëtare e përhershme, thekson Ministria.

Pas kësaj vizite qëndron qëllimi i legjitimimit të veprimeve të paligjshme të Izraelit në territoret e okupuara palestineze. Këto hapa të njëanshëm që ndërmerren në mënyrë të papërgjegjshme nuk do të kenë sukses në minimin e parametrave ndërkombëtare të ngulitur për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, rezolutat e OKB dhe të drejtat dhe liritë e popullit palestinez. Veprime të tilla të paramenduara janë të dënuara të dështojnë.

Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat legjitime të vëllezërve dhe motrave tona palestineze bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe të mbrojmë kauzën e drejtë të Palestinës,- përfundon njoftimi i Ministrisë.

 


Lajme të ngjashme