Erdogan: Kemi çdo mundësi për të zgjeruar fuqinë dhe fushën tonë të ndikimit në nivel global

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia ka çdo lloj rasti, mundësie dhe infrastrukture për të zgjeruar fuqinë dhe fushën e ndikimit në nivel të ri global, politik dhe ekonomik.

1531019
Erdogan: Kemi çdo mundësi për të zgjeruar fuqinë dhe fushën tonë të ndikimit në nivel global
Erdoğan.1.jpg
Cumhurbaşkanı Erdoğan Kabine Toplantısı Açıklama.jpg
Cumhurbaşkanı Erdoğan Kocaeli Toplu Açılış.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia ka çdo lloj rasti, mundësie dhe infrastrukture për të zgjeruar fuqinë dhe fushën e ndikimit në nivel të ri global, politik dhe ekonomik.

Erdogan, në fjalimin e mbajtur gjatë pritjes në Stamboll të delegacionit të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), tha se duhet parë dhe ditur se epidemia e koronavirusit të ri së bashku me tërë botën me në krye Evropën, ka vënë në vështirësi edhe Turqinë.

"Pavarësisht çdo gjëje është e qartë që ne e menaxhojmë më mirë procesin e epidemisë në krahasim me vendet e zhvilluara. Ne po përpiqemi të vazhdojmë rrugën tonë duke gjetur ekuilibrin ideal midis shëndetit të kombit tonë dhe nevojave të ekonomisë sonë... Të gjithë e pranojnë që ka një ndryshim në ekuilibrat e fuqisë globale, politike dhe ekonomike që mund të shihet vetëm një herë në 100 vjet... Duke forcuar demokracinë, të drejtat dhe liritë tona dhe duke gjallëruar investimet ne do të rrisim ekonominë tonë dhe punësimin", tha Presidenti Erdogan.
 

 


Lajme të ngjashme