Turqia evakuon nënshtetasit turq të bllokuar në rajonin e luftimeve në Etiopi

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu deklaroi se pas nismave intensive, nënshtetasit turq që kishin mbetur në mes të përleshjeve në rajonin Tigray të Etiopisë u dërguan në kryeqytetin Addis-Ababa.

1530356

Në mesazhin e publikuar në llogarinë e tij në “Twitter” me etiketën “Turqi e fuqishme në terren dhe tryezë”, në lidhje me nënshtetasit turq që kishin mbetur në mes të përleshjeve në rajonin Tigray të Etiopisë, Çavusoglu shkroi: “Së shpejti do të sigurojmë që të vijnë në Turqi dhe të takohen me familjet e tyre”.  

Ai bëri të ditur se me personat në fjalë zhvilloi edhe një bisedë telefonike ku u bëri të ditur se Turqia është gjithmonë pranë tyre.

Forcat kryengritëse të Frontit të Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF), e cila qeveris provincën Tigray, në 3 nëntor kishin sulmuar njësitë e ushtrisë kombëtare dhe Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed më 4 nëntor njoftoi se ata kishin vendosur të ndërmerrnin një operacion ushtarak kundër TPLF.

Lajme të ngjashme