Turqia uron 75-vjetorin e themelimit të UNESCO-s

Republika e Turqisë i uroi 75-vjetorin e themelimit Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

1528538
Turqia uron 75-vjetorin e themelimit të UNESCO-s

Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një komunikatë të shkruar në lidhje me 75-vjetorin e UNESCO-s.

“Turqia, si një prej njëzet shteteve themeluese, përkujton 75-vjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO). Ne vërejmë se Organizata ka qenë e vendosur të punojë për paqen në botë dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes arsimit, shkencës dhe kulturës.

Sistemi i Kombeve të Bashkuara ka qenë një nga shtyllat themelore të rendit pas Luftës II Botërore. Këtë vit, Presidenca e Sesionit 75. të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është ndërmarrë nga ambasadori Volkan Bozkir dhe Presidenca e Konferencës 40. të Përgjithshme të UNESCO-s merret nga ambasadori Altay Cengizer.

Brenda kornizës së politikës sonë të jashtme sipërmarrëse dhe humanitare, Turqia, si anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, po punon në mënyrë aktive për të siguruar paqen dhe stabilitetin duke mbështetur çdo përpjekje për të trajtuar sfidat globale, duke promovuar përpjekjet për eliminimin e pabarazive dhe duke përpjekur të jetë ndërgjegjja e bashkësisë ndërkombëtare.

Duke shfrytëzuar këtë mundësi, ne përgëzojmë familjen UNESCO dhe rikonfirmojmë angazhimin e Turqisë ndaj idealeve e synimeve të UNESCO-s”, thuhet në komunikatën e MPJ turke.



Lajme të ngjashme